Forumi:Sfidat në implementimin e Konventës evropiane për zonën- Zona si trashëgimi kulturore

makraduli_1Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mbajti fjalim në forumin “Sfidat në Zbatimin e Konventën evropiane për zonën – Zona si trashëgimi kulturore”, i organizuar me qëllim të inkurajimit të aktiviteteve të organeve kompetente për zbatimin e Konventës evropiane për zonën, e cila është nënshkruar dhe ratifikuar nga Republika e Maqedonisë.

- Është e qartë se Republika e Maqedonisë po hapëron ngadalë, por sigurtë në drejtim të arritjes së qëllimeve të Konventës evropiane për zonën – theksoi Makraduli në fjalimin e tij.

Sipas tij, në hartën kulturore të Republikës së Maqedonisë, janë regjistruar monumente kulturore të paluajtshme me vlera të mëdha kulturore dhe historike, shumica e të cilave janë ndërtuar në zona me vlera të veçanta natyrore, gjë që vërteton lidhjen e fortë midis trashëgimisë natyrore dhe kulturore

Përveç Makradulit, fjalime mbajtën edhe ministri i Kulturës Robert Alagjozovski dhe kryetari i IKOMOS në Maqedoni, dr. Lazar Shumanov, ndërsa ekspertët e huaj dhe vendas paraqitën eksperienca pozitive në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Ky eveniment u organizua nga Komiteti Kombëtar i IKOMOS në Maqedoni, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Delegacioni i BE-së në Shkup.