Теmellkovski: Reforma e sistemit për menaxhim me ujërat parasheh shërbime cilësore dhe të vazhdueshme të ujit

temelkovski_5(22.03.2017) Sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, mbajti fjalë hyrëse në Konferencën me temë:“Uji dhe ujërat e zeza “, e cila u organizua në kuadër të reformës gjithëpërfshirëse në sektorin e ujërave që do të zbatohet në vitet e ardhshme në vendin tone, ndërsa u mbajt me rastin e 22 Marsit- Ditës botërore të ujërave.

- Ky eveniment duhet të shfrytëzohet për t’u dërguar mesazh të gjithë faktorëve që të angazhohemi për menaxhim të integruar me ujërat duke krijuar një platformë funksionale për komunikim dhe koordinim – theksoi zv/ministri Temellkovski.

Me miratimin e Ligjit për caktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit dhe miratimit të shpejtë të Rregullores dhe Metodologjisë për caktimin e tarifave për shërbimet e ujit, në Republikën e Maqedonisë   aplikojmë rregullim ekonomik të çmimeve të shërbimeve të ujit, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ujit, por njëherësh edhe rritja e efikasitetit të mbrojtjes së burimeve të ujit.

Modeli i përzgjedhur i rregullimit ekonomik të çmimeve të shërbimeve të ujit kërkon krijimin dhe zbatimin e politikave me kosto të justifikuara dhe masa nga ofruesit e shërbimeve të ujit, duke minimizuar   me këtë rast çfarëdo ndikimesh subjektive apo politike, të cilat nuk janë në përputhje me parimet e rregullimit ekonomik dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujit.

- Esenca dhe qëllimi përfundimtar i këtyre zgjidhjeve ligjore është që njëkohësisht të përmbushen nevojat e ofruesve të shërbimeve, por edhe të qytetarëve për shërbime cilësore dhe të vazhdueshme të ujit me çmim, i cili nuk do ta kaloj pragun e përballueshmërisë së caktuar si përqindje nga të ardhurat e amvisërive-shtoi Temellkovski në fjalën e tij, duke nënvizuar se vetëm bashkë dhe me vetëdije të mjaftueshme dhe gatishmëri për bashkëpunim do të mund të realizohen qëllimet komplekse të reformës së sistemit për menaxhim me ujërat.

Fjalime hyrëse në konferencë mbajtën edhe udhëheqësi i Departamentit të punëve operative në Delegacionin e Bashkimit Evropian Mauro Di Veroli dhe kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë të RM-së Dimitar Petrov, ndërsa fjalime motivuese mbajtën Daniell Kajmakovski dhe Agnesa Çavolli.

Organizatore e këtij evenimenti ishte Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Projektit për reformë në sistemin për menaxhim me ujëra në nivel qendror.