Takimi i ministrit Duraki me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Narine Sahakjan

(07.06.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, mbajti sot një takim pune me përfaqësueein e përhershme të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakjan.

Në këtë takim, të dy palët shprehën kënaqësi për angazhimin dhe nismat aktuale të UNDP-së në vendin tonë dhe shprehën pritshmëri realeqë të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm në zbatimin e projekteve të përbashkëta në mes të dy institucioneve në rrugën e R. së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, u diskutua niveli i realizimit të projekteve të filluara, si dhe përgatitja e projekteve të ardhshme me interes të përbashkët në fushën e mjedisit.