Takimi i Ministrit Duraki me Ambasadorin Duks

1Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. Llasllo Ishtvan Duks.

Qëllimi i takimit ishte përforcimi dhe avancimi  i marrëdhënieve dypalëshe në sferën e mbrojtjes së mjedisit dhe shqyrtimi i mundësive për marrjen e mbështetjes teknike dhe financiare nga Republika e Hungarisë në procesin e pranimit në BE.

Të dy palët shprehën kënaqësi me nivelin e tanishëm të lartë të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe gadishmërinë  për një bashkëpunim në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza, menaxhimit të zonave të mbrojtura, menaxhimit të ujërave, shfrytëzimit të fondeve IPA dhe etiketimit ekologjik.