Takimi i ministrit Duraki me ambasadorin e Holandës në Maqedoni

1Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë, Vilem Vauter Plomp.

Në takim, të dy palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në fushën e mjedisit,  pas të cilave ata zhvilluan një diskutim mbi situatën në mbrojtjen e mjedisit, si dhe mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta midis dy vendeve.