Me pranim-dorëzimin e funksionit ministror, Naser Nuredini edhe zyrtarisht u bë njeriu i parë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

(28.06.2019) Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bë pranim-dorëzimi i funksionit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ndërmjet ministrit të deritanishëm Sadulla Duraki dhe ministrit të sapoemëruar Naser Nuredini. Me këtë, Naser Nuredini edhe zyrtarisht filloi drejtimin me këtë sektor.

Duke theksuar se tashmë është i njohur me sfidat, projektet aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Mjedisit, ministri i sapoemëruar në Ministrinë e MjedisitNaser Nuredini, para punonjësve konfirmoi angazhimin e tij me mbështetjen e stafit të ekspertëve të Ministrisë për të vazhduar zbatimin e politikave të mira në mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor. Nuredini sugjeroi hapje më të madhe për bashkëpunim dhe përpjekje maksimale për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.