Me mbështetjen e BE-së do të përmirësohet menaxhimi me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore

3Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot mbajti fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përgatitja e studimeve projektuese (FSs, EIAs, CBAs), projektit të realizimit dhe dokumentacionit të tenderit për krijimin e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në Rajonet Lindore dhe Verilindore”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendësministri Makraduli në fjalimin e tij përshëndetës theksoi se me deponimin e rregullt të mbeturinave si në vendet e BE-së, do të gjenerohen vende të gjelbra të punës dhe do të riciklohen  dhe ripërdoren të mirat materiale tanimë të shfrytëzuara, ndërsa njëherësh do të mundësohet prodhimi i energjisë nga mbeturinat e deponuara.

Synimi kryesor i projektitështë të krijohen parakushte për investim të mbështetur nga BE-ja në infrastrukturën lokale dhe rajonale, e domosdoshme për menaxhim me mbeturina në mënyrën, e cila është ekologjikisht kompatibile me menyrën bashkëkohore të deponimit të mbeturinave në BE.

Gjatë kohëzgjatjes së projektit  prej 18 muajsh, u përgatitën një sërë studimesh dhe dokumente teknike për sistem ndër-rajonal për menaxhim me mbeturina,duke përfshirë edhe studimin fizibiliti me analizë të shpenzimeve dhe përfitimeve, studimin për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor dhe projektet kryesore realizuese me dokumentacion të tenderit.2

Bashkimi Evropian siguroi  975.000 euro për mbështetje teknike  për vendosjen e sistemit të integruar dhe të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore. Për sistemin e ri, për 18 komuna nga rajonet lindore dhe verilindore është paraparë investim prej 27 milionë euro që do t’i përmirësojë dhe modernizojë shërbimet për menaxhim me mbeturina të 370.900 banorëve.

Projekti u realizua nga konsorciumi i kompanive EPTISA Servicios de Ingenieria S.L. (Spanjë) dhe  ЕПЕМ С.А. (Greqi), si dhe këshillat ndërkomunal për menaxhim me mbeturina dhe komunat nga të  dy rajonet.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar.