Me mbështetjen e BE-së dhe UNDP-së do të zbatohet projekti i ri për mbrojtjene natyrës

sredba_duraki_undp1Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, ambasadori i BE-së Samuell Zhbogar dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton sot e promovuan projektin e ri për Mbrojtjen e natyrës, Projekt me vlerë prej 4,3 milionë euro, i finacuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, e do të zbatohet nga UNDP-ja në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në 28 muajt e ardhshëm.

„ Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti do të kontribuojë për menaxhim më të mirë dhe më të qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura në vend. Do të tregojmë me shembuj specifikë se investimi në ruajtjen e natyrës do të sjellë përfitime ekonomike për komunat “, tha ministri Duraki.

Shteti ka vendosur synime ambicioze në lidhje me mbrojtjen e natyrës: rrjetit të 86 zonave të mbrojtura që mbulojnë rreth nëntë për qind të territorit të shtetit. Por, jo gjithmonë shpallja e territorit të caktuar për një zonë të mbrojtur pasohet nga zbatimi i masave efektive për mbrojtjen e tij dhe ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Projekti do të zbatohet nëpërmjet të ndarjes së granteve të dedikuara për arritjen e tre qëllimeve:

- për t’iu përgjigjur nevojave prioritare në përmirësimin e menaxhimit me zonat e mbrojtura ku është e mundur dhe të cilat janë propozuar si zona të mundshme për përfshirjen në rrjetin Natura 2000,
- promovimi i mënyrës më të qëndrueshme të përdorimit të burimeve natyrore dhe
- përmes shembujve praktik të demonstrohet se mbrojtja e natyrës dhe zhvillimit ekonomik lokal varen nga njëra-tjetra.

“Bashkimi Evropian në vazhdimësi i ndihmon vendit në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Besojmë se ky projekt do të ndihmojë të mbrohet biodiversiteti i pasur i vendit dhe zonat e mbrojtura, njëkohësisht duke përmirësuar jetesën e njerëzve”, tha ambasadori i BE-së Samuell Zhbogar.

Duke pasur parasysh strukturat shumë të ndryshme që menaxhojnë me zonat e mbrojtura dhe kapacitetet e tyre të ndryshme, grantet do të përdoren në dy mënyra: një për zonat më të mëdhat, më të zhvilluara të mbrojtura me struktura të themeluara të menaxhimit (të tilla si parqet kombëtare Pelister, Galicicë, Mavrovë) dhe të tjerat për zonat më të vogla, më pak të zhvilluara e mbrojtura, ku ende nuk ka një strukturë të themeluar tëmenaxhimit. Në përgjithësi, projekti do të ndajë rreth 20 grante, të cilat do të zbatohen nga organet e menaxhimit të zonave të mbrojtura, qeveritë lokale dhe OJQ-të.

Gjithashtu, nëpërmjet të projektit do të ndërtohen disa stacione të vogla të trajtimit, me synimin të demonstrohet potenciali i tyre si një zgjidhje e lirë për ballafaqimin me sfidat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me të cilat përballen shumë komunitete lokale pranë zonave të mbrojtura.
“Vendi është i njohur globalisht si pjesë e këtyre vendeve me biodiversitet më të pasur të pa dyshimt,” tha Louisa Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së. “Ne në UNDP jemi të nderuar që e kemi këtë mundësi të re të punojmë së bashku me partnerët tanë kombëtarë për të siguruar që kjo trashëgimi natyrore të ruhet për gjeneratat e ardhshme.”