PËR “ Në dimër me biçikletë në punë”

Ju informojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jep mbështetje dhe përfshihet në shënimin e Ditës Ndërkombëtare “Në dimër me biçikletë në punë ” – Winter bike to work day – Skopje #4, që do të mbahet të premten, më 9 shkurt.

Ky veprim në botë tradicionalisht organizohet nën moton “Bota vozit biçikletë me ti” dhe synon t’i motivojë qytetarët, institucionet, firmat, kafenetë, shkollat dhe të gjithë ata që e njohin biçikletën si një mik i shëndetit dhe mjedisit jetësor të mirë, ta pranojë sfidën dhe të përfshihen në veprimin, duke zgjedhur biçikletën si një stil të ri bashkëkohor urbanistik të jetesës së mirë.

Maqedonia, për të katërtën herë, përfshihet në shënimin e kësaj dite botërore me iniciativën e grupit të entuziastëve “ biçikletë”.

Në shënimin e ngjarjes së këtij viti në korniza botërore, deri më tani janë paraqitur më shumë se 11.374 çiklistë, duke dërguar mesazhin se edhe në dimër mund të vozisni biçikletë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bashkohet me apelin e dërguar për çiklistët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë për të marrë pjesë në këtë aktivitet, duke e pozicionuar kështu qytetin në hartën e qyteteve botërore ku biçikleta edhe në dimër përdoret si mjet transporti. Sipas informacionit nga iniciatorët, rreth 383 qytetarë tashmë janë regjistruar në Shkup dhe mbështetja dhe njoftimi i pjesëmarrësve vjen nga anët e ndryshme.

Kafenetë, restorantet, butiqet, dyqanet e biçikletave i promovojnë zbritjet dhe komoditetet e tyre për çiklistët që nesër do të mbërrijnë në objektin e tyre të biçikletave.

Bashkangjiteni në aksionin duke u regjistruar në:

https://winterbiketoworkday.org/mk/