U mbajt konferenca për Menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në nivel rajonal

otpad_1(17.05.2017) Zv/ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot foli në konfenercën për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në nivel rajonal që u mbajt në kuadër të projektit të financuar të BE-së: „Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për krijimin e një sistemi të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin e Pellagonisë, Rajonin Jugperëndimor, të Vardarit dhe atë të Shkupit”.

Sipas zv/ministrit Temellkovski, aktivitetet për zbatimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë do të kontribuojnë drejt përmirësimit të standardeve për menaxhimin me mbeturinat në vendin tonë.

- Kjo fillimisht nënkupton zgjidhjen e problemeve me deponimin ekologjik joadekuat të mbeturinave në deponitë e “egra” të komunale dhe të tjera, të cilat duhet urgjentisht të mbyllen ose teknikisht të mbindërtohen me qëllim që të arrihen standardet e përcaktuara me ligj. Kjo gjithsesi kërkon zgjidhje praktike dhe finaciare të mundëshme të problemeve prioritare –theksoi Zv/ministri Temellkovski.

Qëllimi i projektit është që të arrihet një sistem i integruar dhe i qëndrueshëm financiarisht për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin e Pellagonisë, Rajonin Jugperëndimor, të Vardarit dhe atë të Shkupit dhe që të përmirësohet standardi jetësor i afër 1.200.000 banorëve të 43 komunave të rajoneve të lartëpërmendura të cilët aktualisht në vit prodhojnë 330.000 tonë mbeturina.

Gjatë kohës së projektit do të përpilohen një numër i madh i studimeve dhe dokumenteve, siç janë Planet rajonale për menaxhimin e mbeturinave, Vlerësimi strategjik i mjedisit jetësor, Studime të Fizibilitetit, Analiza e shpenzimeve, Vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësor, Projektet themelore dhe ndihma gjatë hartimit të Dokumentacionit tenderial për kontratat për punë dhe furnizimet për ndërtimin e instalimeve të përzgjedhura për trajtimin dhe mënjanimin e mbeturinave, mbyllja e deponive jostandarde/deponive të egra dhe furnizimi i pajisjes për grumbullimin e mbeturinave në pajtim me standardet e BE-së

Qëllimi kryesorë i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e Sistemeve të integruara për menaxhimin e mbeturinave dhe rritjen e dukshmërisë së Projektit, si dhe promovimin e politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturinat të MMJPH.

Në hapjen e konferencës fjalim mbajti edhe udhëheqësi i Departamentit për Infrastrukturë, Bujqësi dhe Politikë Sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mauro Di Verolli.