Maqedonia e Veriut me 100 përqind pajtueshmëri me kërkesat e EEA për rrjedhën e të dhënave është renditur në mesin e tre vendeve të para në Evropë

graficNë qoftë se parimi kryesor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) është  duke përdorur të dhënat nga rrjeti EIONET për të vlerësuar çdo vit përputhshmërinë e shteteve anëtare dhe bashkëpunëtore, dhe suksesi gjatë dorëzimit të rregullt të të dhënave dhe informatave për media të shumta të mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  do të duhej të jetë më shumë se e kënaqur me raportin e fundit të EIONET Core Data Flows. Në fakt , Core Data Flows siguron një pikë referimi dhe një sfidë për të gjitha shtetet anëtare dhe bashkëpunëtore  me EEA, që  tregon gjendjen e sistemeve të monitorimit kombëtar dhe menaxhimin e të dhënave mjedisore, por edhe për përgatitjen teknike për zbatimin e raportimit elektronik të të dhënave dhe informacioneve drejt  EEA-s, si dhe për burimet njerëzore – ekspertizën e rrjetit kombëtar të ekspertëve i cili përfshin përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Institutin e Shëndetit Publik, Drejtoria për Çështje  Hidrometeorologjike , si dhe institucione të tjera shtetërore.

Me rëndësi të veçantë ështëse  EEA, në raportimin mbi rrjedhën e të dhënave prioritare në vitin 2018 – EIONET Core Data Flows 2018 -  e radhit  Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e suksesit  për përmbushjen e 100% të   kërkesave të të dhënave relevante të EEA  dhe informatave nga mediat e shumta në mjedis.

eionetSipas kërkesave, Qendra  Informative Maqedonase e Mjedisit (EIC) e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) raporton EEA-në  mbi cilësinë e ajrit, emisionet në ajër, biodiversitetit, zbutjen e ndryshimeve klimatike (inventareve kombëtare të gazrave serrë) dhe ujit . E rëndësishme të përmendet është se edhe pse sistemi kombëtar i monitorimit automatik për cilësinë e ajrit ka një problem serioz me vjetërimit të pajisjeve, në të kaluarën  në vitin 2018 megjithatë edhe për këtë medium të mjedisit është siguruar rrjedha  e kërkuar e të dhënave.

Ky sukses, i MEIC pranë  MMJPH, shënon një pikë specifike referimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi që Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajon që ka arrit suksesin më të lartë në listën e Flukseve të të Dhënave Bazë të EIONET dhe për disa vite është renditur më mirë nga disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky sukses i veçantë është vërejtur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit si një aspekt shumë i rëndësishëm i gatishmërisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut  për anëtarësimin në EEA. Pavarësisht nga fakti se anëtarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në EEA është e lidhur me anëtarësimin në BE, gatishmëria teknike për anëtarësim duhet të njihet si prioritet kombëtar, me planifikim të qëndrueshëm të burimeve financiare, njerëzore dhe ekspertizës, si për shkak të rritjes së vëllimit të punës  në sektorn e mjedisit në Evropë, ashtu edhe në raport me nevojat për realizimin e prioriteteve kombëtare për një mjedis të shëndetshëm dhe mbrojtje të mjedisit, ekosistemeve, shëndetit dhe produktivitetit të njeriut.

25 go.EEA