Sadulla Duraku mori funksionin ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ameti_Duraki_primopredavanje(01.06.2017) Me pranim-dorëzimin e funksionit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ndërmjet ministrit të deritanishëm Bashkim Ameti dhe ministrit të sapoemëruar Sadulla Duraku, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i uroi mirëseardhje njeriut të parë në këtë dikaster.

Duke theksuar se tanimë është njoftuar me sfidat, projektet aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Duraku premtoi se do të vazhdojë ta implementojë programin e Qeverisë duke u përpjekur për një mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Ministri i deritashëm Ameti i uroi punë të suksesshme ministrit të sapoemëruar, duke theksuar se përvoja e tij e mëparshme si ministër dhe kryetar komune janë përparësi e madhe në ushtrimin e funksionit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.