U riafirmuan fushat prioritare për bashkëpunim të MMJPH-së dhe Suedisë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  Naser Nuredini sot realizoi një takim zyrtar edhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, E.T. Kristin Forstren Bengtson  dhe Koordinatorin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) Mikael  Aterhog.

Në takim u  diskutua për  procesin e përgatitjes së një strategjie shumë vjeçare nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe inkorporimin  e fushave me përparësi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe klimës në këtë dokument.

Gjegjësisht, Ministri Nuredini riafirmoi fushat prioritare të tilla si dixhitalizimi i administratës në MMJPH (ministria e aplikimit elektronik), menaxhimi i mbeturinave në kontekstin e zhvillimit lokal dhe ndotjes së ajrit.