Shkëmbimi i përvojave për një sistem rajonal të menaxhimit të mbeturinave komunale me rajonin jugperëndimor të Serbisë

(Korrik 2019) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e këshilltarit tëmjedisit jetësor të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizuan një vizitë studimore në Republikën e Serbisë për kryetarët e komunave dhe këshilltarët e komunave të rajonit planor Lindor dhe Verilindor dhe komunës së Sveti Nikollës. Vizita kishte për qëllim njohjen e funksionimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave komunale për rajonin jugperëndimor të Republikës së Serbisë (rajoni Zlatibor-Moravë). Nikoqir i delegacionit ishte kryetari i komunës së Çaçakut Milun Todorovic, kurse delegacioni pati munësinë të vizitojë stacionin shkarkimittë mbeturinave komunale në Komunën e Çaçakut dhe deponinë rajonale në Duboko komuna e Uzhicës që është në shërbim të 9 komunave dhe rreth 350.000 banorëve të kësaj zone. Veçanërisht e rëndësishme për delegacionin ishte se mundën të shohin se si funksion sistemi rajonal për menaxhim me mbeturinat komunale në rrethinë, dhe që duhet aplikohet edhe në komunat në rajonin planor Lindor dhe Verilindor dhe në komunën e Sveti Nikollës. Ky sistem do të financohet nga një grant nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA 2 nga programi sektorial operativ përmjedisin jetësor dhe aksionet klimatike,periudha e programit 2014-2020.