Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit midis MMJPH-së dhe Universitetit „Nëna Tereza“

2_1Me qëllim të avancimit të procesit edukativo-arsimor, si dhe nevojës së aftësimitdhe trajnimit të kuadrove në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor,ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe rektori i Universitetit Nënë Tereza, Aziz Pollozani, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.

Nënshkrimi i këtij dokumenti rezultoi nga nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes shkëmbimit të përvojave shkencore dhe profesionale, njohurive dhepraktikave; përgatitjes programeve të përbashkëtashkencoro-profesionalesi dhe përsosjen e kuadrit inxhinieriko-teknik; përgatitjen e projekteve të përbashkëta, analiza dhe vlerësime në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Memorandumi gjithashtu mundëson shfrytëzimin e mundësive tekniko-profesionale, materialeve,lokaleve dhe laboratorëve si dhe pjesëmarrje në grupe pune për përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, dokumenteve të planifikimit dhe llojeve të tjera të dokumentacionit në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.