Pollogu do të merret me rrezikun e përmbytjeve dhe do të përmirësojë shërbimet për menaxhim me mbeturinat

duraki_1Për të siguruar mbështetje për tejkalimin e sfidave lidhur me përmbytjet në rajonin e Pollogut,sotedhe zyrtarisht u paralajmërua fillimi i projektit të ri: “Zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Pollogut”.Projekti financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Sekretariati shtetëror për çështjetekonomike të Zvicrës dhe do të zbatohet në katër vitet e ardhshme nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, komunat e rajonit dhe një numër institucionesh në nivel kombëtar dhe lokal.

Qëllimi i këtij projekti ambicioz është të nxisë një ndryshim thelbësor në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në rajon, duke përshpejtuar tranzicionin nga reagimi aktual ad-hoc reaktiv në përmbytjet, në një sistem të menaxhimit të integruar të rrezikut, ndjeshmërisë dhe ekspozimittë popullsisë dhe mallrave, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimeve të përmbytjeve të ardhshme.

- Përmbytjet e fundit katastrofike që përfshinë këtë rajonsi dhe pasojat tragjike me të cilat u përballëm, shtruan nevojën për një ndryshim thelbësor në mënyrën se si i menaxhojmë ujërat dhe pasojat e tyre, tha Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki në fjalën hyrëse. Me këtë rast, ai theksoi se projektin e sheh jo vetëm si një mundësi unike për të ofruar zgjidhje afatgjata për zvogëlimin e rrezikut të përmbytjeve në nëntë komunat e rajonit të Pollogut, por gjithashtu si një mundësi për forcimin e përgjithshëm të kapaciteteve kombëtare të menaxhimit.

Përfaqësuesja e perhershmee UNDP-së Luiza Vinton deklaroi:

- Qëllimi ynë është që kur të vijnë shirat e ardhshëm, pa dallim se a do të ndodhë kjo në 10,100 apo 1000 vitet e ardhshme, të jemi të përgatitur.

Zëvendës ambasadori zviceran Stefan Tomaxhijan deklaroi:

- Së bashku me partnerët shumëvjeçar të UNDP-së do t’i mbështesim institucionet në nivel lokal, rajonal dhe qendror të jenë më të përgatitura për rreziqet nga përmbytjet dhe në mënyrë më efikase t’i mbrojnë qytetarët, infrastrukturën kritike dhe vendbanimet.

Deri në vitin 2021, projekti do të sigurojë:

- Njohuri më të thellë të rrezikut të përmbytjes në rajon, shkaqet e përmbytjevesi dhe reagimi i nevojshëm i institucioneve dhe popullatës;

- një përqasje gjithëpërfshirëse për planifikimin e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet që merr parasysh nevojat specifike të grupeve të ndryshme sociale të prekshme;

- përgatitje më të mirë dhe rritje të kapacitetit të rimëkëmbjes pas përmbytjeve si rezultat i menaxhimit të përmirësuar;

- progres drejt një zhvillimi të qëndrueshëm urban dhe ekonomik bazuar në kuptimin e rrezikut të përmbytjeve;

- reduktimin e pasojave negative të përmbytjeve të ardhshme në zonat me rrezik të lartë nëpërmjet rindërtimit dhe / ose ndërtimit të një infrastrukture të zgjedhur strategjikisht të rëndësishme në përputhje me qasjet dhe teknikat moderne;

- krijimi i sistemeve paralajmëruese dhe alarmuese me kohë në kushtet e përmbytjeve dhe- progres në pranimin e objektivave dhe parimeve të Direktivës së Përmbytjeve të BE-së dhe Kornizën e reduktimit të rrezikut nga përmbytjet nga Sendai.

Në kombinim, të gjitha këto efekte do të kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme të popullatës së rajonit të Pollogut ndaj përmbytjeve.

Në të njëjtën ngjarje, u nënshkrua një marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Konfederatës zvicerane për dhënien e ndihmës teknike dhe financiare për zbatimin e projektit”Përmirësimi i Shërbimeve të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin e Pollogut”. Projekti është me vlerë 1,900,000 franga zvicerane dhe duhet të përfundojë deri në qershor 2020.