Nën moton “Lëvizshmëri për të gjithë pa emetime” nga 16 deri më 22 shtator shënohet JAVA E LËVIZSHMËRISË EVROPIANE

2020_EMW_BannerSot, në disa qytete të vendit, si dhe në të gjithë Evropën, filloi kremtimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (nga 16-22 Shtator), e cila këtë vit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19 është e organizuar në kushte të veçanta. Fushata e këtij viti është me temën “Lëvizshmëri për të gjithë pa emetime”, në mënyrë që të tregojë rëndësinë dhe peshën e aksesit në transportin pa emetime dhe për të promovuar një korrnizë ambicioze të përqendruar në mbulimin e të gjithë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore që duan që permes pjesëmarrjes së tyre të kontribuojnë për një ajër më të pastër në qytete, më pak bllokime trafiku dhe mënyrë më të shëndetshme, më të larmishme dhe në të njëjtën kohë më argëtuese për transport.

Si koordinator kombëtar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fton qytetet, secili prej të cilëve është bartës dhe organizator i veçantë i aktiviteteve në zonat e tyre urbane dhe në përputhje me situatën me KOVID-19 të bashkohen në fushatën on-line ose të organizojnë ngjarje me prani fizike të pjesëmarrësve, natyrisht duke respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu ftohen të gjithë qytetarët, OJQ-të, kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe të gjithë sektorin civil në vend, të bashkohen në këtë fushatë evropiane, për të ndarë praktikat e tyre më të mira për lëvizjen urbane dhe për të ndërmarrë hapa dhe masa që do të sigurojnë një mjedis neutral të karbonit (përkatësisht një kontinent neutral i karbonit) i cili është qëllimi afatgjatë i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë.

Si informacion, vitin e kaluar në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë morën pjesë me aktivitetet e tyre 3135 qytete nga 50 vende të Evropës dhe botës.

Partnerë në këto aktivitete janë Delegacioni Evropian në RMV dhe Qendra Informative e BE-së në Shkup.

UDHËZIME TEMATIKE

10 mësime që mësuam nga izolimi PËR LËVIZSHMËRI MË TË MIRË URBANE