Përmirësimimi i gjendjes me mjedisin në k. e Tetovës tema e takimit midis ministrit Nuredini dhe kryetares së komunës Arifi

Nuredini_Arifi_1(08.08.2019) Në takimin e djeshëm, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi diskutuan për një sërë projektesh në vazhdim për k. e Tetovës në fushën e mjedisit.

Në takim u diskutua edhe për ndërtimin aktual të stacioneve të trajtimit të ujërave të zeza në disa vendbanime në komunë, si dhe për zbatimin e projekteve me anën të të cilave banorët do të kenë qasje për ujë të pijshëm, pastër dhe të sigurt.

Njëherësh, ministri Nuredini dhe kryetarja Teuta ranë dakord se do të punojnë për një zgjidhje afatgjatë të problemit të ndotjes së ajrit në Tetovë, duke shqyrtuar më shumë masa nga Plani i ajrit të pastër, që janë parashikuar për zbatimin në komunë.

Në këtë takim gjithashtu udiskutua edhe për  fillimin e projekteve të reja që do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë ekzistues midis Ministrisë dhe Komunës së Tetovës, që do të thotë një përmirësim cilësor i mjedisit për qytetarët e Tetovës.