Përgatitja e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2020-2030

Të nderuar,

Ju informojmë se në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave duke plotësuar dokumentet e planifikimit kombëtar, është duke u zhvilluar përgatitja e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbeturinave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2020-2030.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bazë të nenit 69 paragrafi 1 të Ligjit për Mjedis (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10 , 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 39/16, 99/18) dhe neni 3 i Dekretit për pjesëmarrjen e publikut gjatë përgatitjes së rregulloreve dhe akteve të tjera si dhe planet dhe programet në fushën e mjedisit (Gazeta Zyrtare nr. 147/08), informon publikun se është marrë një Vendim për të zbatuar një vlerësim strategjik mjedisor për dokumentin e planifikimit “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbetjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2020-2030 ” miratuar nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me miratimin e këtij vendimi, filloi një procedurë për kryerjen e një vlerësimi strategjik të dokumentit të planifikimit. Në mënyrë që të përfshihet publiku në përmirësimin e draftit të tekstit të PKMM 2020-2030 gjatë përgatitjes së tij, si dhe për transparencë më të madhe në miratimin e planit nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe inkurajimi i pjesëmarrjes së publikut në përgatitjen e dokumentit, Ju njoftojmë që ta kërkoni atë në linkun vijues: MMJPH / Ministria / Sektori për Planifikim Hapësinor.

Shpresojmë që me miratimin e këtij PKMM 2020-2030 do të realizohen aktivitetet që duhet të çojnë në përmirësimin e nevojshëm të situatës me menaxhimin e mbeturinave në R. e Maqedonisë së Veriut dhe i inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të përfshihen në këtë proces me informacionet dhe komentet e tyre për zbatim të suksesshëm dhe praktik.

Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbeturinave (PKMM) 2020-2030 për Republikën e Maqedonisë së Veriut. përqëndrohet në mënyra praktike për të gjetur zgjidhje të pranueshme dhe të mundshme financiare për aktivitete që kanë mbetur të parealizuara gjatë periudhës së kaluar.

Aktivitetet kryesore të paraqitura në PKMM 2020-2030 kanë për qëllim përmirësimin e standardeve për menaxhimin e mbeturinave shtëpiake në R. e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht problemet e depozitimit të mbetjeve të pasigurta mjedisore në deponitë jo-standarde komunale, të cilat urgjentisht duhet të mbyllen dhe të krijohen qendra rajonale për menaxhimin e mbeturinave. Gjithashtu, PKMM 2020-2030 synon të rregullojë menaxhimin e mbeturinave industriale dhe mjekësore, si dhe rrjedhave të veçanta të mbetjeve.

Një risi në krahasim me planin e mëparshëm kombëtar është se si pjesë e këtij plani janë përfshirë edhe programe për rrjedha të veçanta të mbeturinave (mbeturinat e paketimit, mbeturina te baterive dhe akumulatorëve, si dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike), të cilat synojnë të ofrojnë udhëzime specifike për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në ligjet përkatëse për rrjedhën e veçantë të mbeturinave, veçanërisht në pjesën e sasive të lëshuara në tregun e këtyre materialeve dhe produkteve, si dhe parashikimet e ardhshme dhe tendencat e zhvillimit në dhjetë vitet e ardhshme.