Takimi zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini dhe Ambasadorit të BE-së Samuel Zbogar

Zbogar_Nuredini_1(17.07.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini zhvilloi një takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E. T. Ambasadori Samuel Zhbogar.

Në Takim u pohua mbështetjadhe bashkëpunim i deritanishme i Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin që Bashkimi Evropian ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit dhe veprimeve klimatike.

Ambasadori Zbogar theksoi nevojën për ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të popullsisë së re, për çështjet e mjedisit dhe informoi për ekoaktivizmin që Bashkimi Evropian ka iniciuar në vendin tonë, në këtë drejtim edhe aktivitetet që po zbatohen në kuadër të fushatës që po zhvillohet nën sloganin “Pastër si në shtëpi”.

Ministri Nuredini e përshëndeti iniciativën dhe theksoi se qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe sidomos të rinjve, duhet t’u jepet mundësia për të mësuar nga vendet e tjera, për të ndarë përvojat, për të zbatuar praktikat më të mira, natyrisht me mbështetje të përbashkët dhe investime në projekte për mbrojtjen e mjedisit.

Në takim, ata diskutuan zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit dhe shkëmbyen përvojat se si vendet e tjera i zgjidhin këto probleme dhe atë që Republika e Maqedonisë së Veriut mund të ndërrmarrë në atë drejtim.

Ambasadori Zbogar gjithashtu njoftoi se gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të procesit të Berlinit, një proces me të cilin do të bashkëkryesojnë Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, fokusi në rendin e ditës do të jetë mjedisi, i cili do të thotë gjithashtu sigurimin e ndihmës financiare për vendet e rajonit për zgjidhjen e problemeve të mjedisit.

Ministri Nuredini shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga Bashkimi Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar se përpjekjet maksimale do të bëhen për shfrytëzimin e suksesshëm të saj, në mënyrë që të realizohen me sukses jo vetëm projektet aktuale por edhe shumë të tjera të ardhshme që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.