Hapet thirrja e dytë publike„О2 Sfida 2“për përballje me ndryshimet klimatike

Отворен вториот јавен повик „О2 Предизвик 2“ за справување со климатските промениPërballja me ndryshimet  klimatike është objekt i thirrjes së dytë publike„02 Sfida 2“, e iniciuar nga Fondi i inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik (FIZHT) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sfida ka për qëllim të ngrisë niveline inovacionit, duke ofruar mbështetje financiare për aktivitete që kontribuojnë në uljen e emetimeve të gazrave serë ose kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Me sfidën janë përfshirë: energjia, industria, transporti, bujqësia, pylltaria, shëndetësia, burimet ujore, turizmi, trashëgimia kulturore, biodiversiteti, ulja e rrezikut nga katastrofat natyrore dhe industriale.

Thirrja u është kushtuar ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që dëshirojnë të zhvillojnë produkte inovative, shërbim ose proces, vetëm ose përmes një konsorciumi.

Ideja është të vihet theks tek të rinjtë për të inkurajuar inovatorët dhe studiuesit e rinj që të jenë më proaktiv dhe sa më shumë të paraqiten me idetë e tyre inovative. Për këtë arsye, info sesioni u hap nga nxënësit e Gjimnazit “Rade Jovçevski Korçagin”.

Në info sesionin për “O2 Sfida 2″fjalim mbajti edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, duke theksuar se presioni global i organizatave qytetare dhe qytetarëve në të gjithë botën është në gjetjen e zgjidhjeve inovative nga kompani që kanë më shumë fuqi të investimeve dhe inovacioneve sesa institucionet shtetërore. Ai shtoi se projektet e realizuara deri më tani të financuara përmes “02 Sfidës” së parë kanë treguar rezultate të shkëlqyera dhe kjo është arsyeja pse MMJPH vazhdon të mbështesë këtë thirrje të hapur për të zgjidhur ndryshimet klimatike.

Pjesëmarrësve iu drejtuan gjithashtu edhe drejtori i FIZHT Jovan Despotovski i cili informoi për idenë e krijimit të një fondi rajonal për inovacione dhe investime të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbështetet financiarisht nga UNDP-ja, si dhe përfaqësuesjae përhershme  UNDP-së Narine Sahakjan, e cila bëri një ftesë publike për t’iu bashkangjitur sfidës sepse çdo ide është e rëndësishme në tejkalimin e ndryshimeve klimatike.

Thirrja e hapur për përballje me ndryshimet klimatike “O2 Sfida 2″ zgjat deri më 15 prill dhe mund të gjendet në linkun vijues  http://www.fitr.mk/predizvikklimatski/