Mbahet takimi konsultativ me iniciativat dhe shoqatat qytetare për propozim pragjet për informim dhe alarmim të grimcave PM 10

(26.04.2017) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, mbajti një takim pune me përfaqësuesit e iniciativave dhe shoqatave qytetare, të cilët ia dorëzuan vërejtjet Ministrisë lidhur me propozim Rregulloren për plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata. Nga ana e sektorit joqeveritar morën pjesë përfaqësues të iniciativave qytetare: Koalicioni O2 për ajër të pastër, Ajër tani, Ne jemi Karposh 4, Ndal ndotjes, Shkupi smog alarm, Shpëtim për Vodnon, Kumanova kërkon ajër të pastër, Shkupi kërkon ajër të pastër, SOS Ohri, dhe Shoqata ambasada e parë amerikane “Megjashi”, Shoqata ekologjike – Lëvizja EKO GUERILA- Tetovë, Shoqata për zhvillim dhe veprim aktiv e nxitje të sektorit qytetar PËR NE BËHET FJALË – Manastir si dhe Shoqata për mbrojtjen e shtazëve dhe mjedisit jetësor E. D. E. N.

Në këtë takim, ekspertët e Ministrisë përmes bisedës konstruktive i arsyetuan propozim- pragjet për informim dhe alarmim të grimcave PM 10 dhe i dëgjuan vërejtjet e publikut lidhur me propozim Rregulloren.

Me qëllim që organizatat joqeveritare dhe publiku të jenë të konsultuar plotësisht dhe të përfshirë gjatë miratimit të këtij akti nënligjor dhe me qëllim që të marrim një dokument produktiv me të cilin do të kontribuojmë drejt rregullimit të cilësisë së ajrit, shoqatave qytetare u është lënë hapësirë edhe javën e ardhshme të dorëzojnë komente të tyre lidhur me Rregulloren deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa të njejtat do të merren parasysh.