Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nuredini, u takua me kryetarin e k. së Bogovinës Xhemaili

Nuredini_Bogovinje_1(08.08.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, realizoi  një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili.

Në këtë  takim u diskutua për situatën aktuale në komunë në fushën e mjedisit dhe si Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mund të ndihmojë në ballafaqimin e sfidave aktuale për një jetë më të mirë dhe cilësore për qytetarët.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës dhe Ministri e shprehen gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim më të ngushtë duke inicuar projekte të reja të përbashkëta.