Мinistri Duraku u takua me delegacionin e Partisë së Gjelbër Evropiane

potpisuvanje_zelenapartija1Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, sot zhvilloi një takim pune me delegacionin e Partisë së Gjelbër Evropiane në përbërje të të cilit ishin: bashkëkryesuesi i partisë z. Reinhard Butikofer, anëtar i parlamentit evropian nga Gjermania, z. Oras Tinkinen, anëtar i Komitetit të Partisë së Gjelbër Evropiane nga Finlanda, z. Tomas Vaic, gjithashtu anëtar i Komitetit të Partisë së Gjelbër Evropiane dhe anëtar i posaemëruar i Parlamentit evropian nga Austria dhe znj. Vesna Jusup nga Sekretariati i Partisë së Gjelbër Evropiane.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i informatave dhe njohja e delegacionit evropian me politikën maqedonase, perspektivat aktuale dhe ndodhitë me theks të veçantë mbi gjendjen në sektorin e mjedisit jetësor dhe integrimet evropiane.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përfaqësuesit e delegacionit të Partisë së Gjelbër Evropiane u informuan për gjendjen me ujërat e zeza dhe trajtimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë si dhe për ndotjen e ajrit në Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Veles.

Anëtarët e Partisë së Gjelbër Evropiane u interesuan për procedurën e ndërtimit të minierave të reja të bakrit dhe arit në Maqedoni, me ç’rast ofruan ndihmën e tyre eksperte gjatë harmonizimit të dokumentacionit teknik me standardet ekologjike evropiane në këtë sferë.