Ministri Duraki dha dorëheqje nga funksioniministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sot, ministri Sadulla Duraki ka dhënë dorëheqje nga funksioni ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për arsye se është propozuar përministër të Ministrisë së re të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Në dorëheqje drejtuar kryeministrit Zaev, Duraki thotë:

„ Ju falënderoj Juve dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë, si dhe përfaqësuesve të Kuvendit për besimin dhe privilegjin e dhënë për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më duhet të theksoj se në të kaluarën, gjatë kryerjes së funksionit, u ballafaquam me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Sipas situatës së tanishme, disa nga këto sfida i tejkaluam me sukses. Ekipi im dhe unë punuam shumë në të kaluarën dhe kontribuam me të gjitha njohuritë dhe aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë një qasje afatgjate dhe sistematike.

Nuk do të doja të tingëlloj jomodest, por shumë projekte të vogla dhe të mëdha të zbatuara nga Ministria në kohën e udhëheqjessime, do të lënë gjurmë të përhershme pozitive në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Megjithatë, duhet të theksoj se për fat të keq në disa sfera të mjedisit ende jemi të pafuqishëm që të bëjmë përmirësimin ose mirëmbajtjen.

Ministria ka një staf profesional dhe altruist që do të ndihmojë ekipin e ri për të krijuar dhe zbatuar politikat në mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.

Në fund, do të doja të theksoja se do të jetë nderi dhe kënaqësia ime të jem pjesë e një ekipi, ku unë mund të jap kontributin tim në rrugën e suksesshme të vendit tonë përgjatë Integrimit Evropian“.