Ministri Ameti në Tiranë në Tryezën e rrumbullakët për një vizion të përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab

Minister_Ameti(27.03.2017) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti sot, në Tiranë, R. e Shqipërisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në nivel të lartë me rastin e fillimit të Projektit “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Biodiversiteti “. Në këtë ndodhi, ku morën pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor nga Kosova dhe Shqipëria, u diskutua për implementimin e Vizionit të Përbashkët për zonën e mbrojtur ndërkufitare Mali Sharr-Korab, për të cilën R. e Maqedonisë ka dhënë edhe mbështetje politike në vitin 2013 me nënshkrimin e Deklaratës Tripalëshe midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

- Këtë projekt e shoh si mundësi për avacimin e bashkëpunimit të deritanishëm rajonal të suksesshëm në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, sidomos në pjesën e zonave ndërkufitare të mbrojtura.

- theksoi Ameti, duke shtuar se R. e Maqedonisë dallohet me një biodiversitet të madh, karakteristikat themelore të të cilit janë speciet dhe ekosistemet e pasura dhe heterogjene, që i dedikohen pozitës specifike gjeografike, faktorëve klimatik, gjeologjik, gjeomorfologjik, hidrografik, pedologjik etj.Domosdoshmëria për ndërmarrjen e një aksioni të koordinuar në nivel lokal, rajonal dhe global, për parandalimin, reduktimin dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme mbi biodiversitetin është i nevojshëm dhe i mirë pritur.

Deri më tani, në rrjedhë është realizimi i projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës” dhe “Rruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiveritetit në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”.

Në vitin 2016 u zbatua projekti i BE IPA: “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000”, përmes së cilit u përgatit Ligji i ri për mbrojtjen e natyrës dhe aktetet nënligjore me qëllim të transponimit të plotë të direktivave të BE-së për habitate dhe zogjë. Të njëjtin vit, bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë për mbrojtjen e natyrës u avancua përmes formimit të Fondit për mbrojtjen e natyrës Prespë-Ohër (PONT).

Në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri Ameti realizoi takime dypalëshe me ministrin shqipëtar të Mjedisit Jetësor Lefter Koka dhe atë kosovar Ferat Shala.