MMJPH po punon për përshpejtimin e procedurës për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Shkup

(08.02.2019) Sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mbajti një takim pune me këshilltarin për çështje ekonomike Florens Dobel, drejtorin e EGIS Matie Lousier, drejtorin e projektit të Egis Janik Hemon dhe drejtorin lokal të projektit Milloslav Vllahov.

Tema e takimit ishte përshpejtimi i procedurës për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkupit. Të dy palët diskutuan fazën e realizimit të aktiviteteve të projektit, duke theksuar përfitimet e realizimit të saj për qytetarët e kryeqytetit të vendit tonë.