Ndryshimet klimatike – realitet apo iluzion

Klimatski_makraduli_5(07.12.2018) “Ndryshimet klimatike-realitet apo iluzion” është tema për të cilën sot diskutuan përfaqësuesit e shoqatave qytetare me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM),të cilët po punojnë në temën e ndryshimeve klimatike. Ngjarja është organizuar me rastin e Konferencës globale mbi ndryshimet klimatike në Poloni (COP24, Katovicë, 2-14 dhjetor 2018).

Duke theksuar se ekziston një lidhje e fortë midis ndryshimeve klimatike dhe sferave të tjera të mjedisit, duke përfshirë ndotjen e ajrit, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, tha se kjo është një sferë ku Maqedonia ka një përparim jashtëzakonisht të mirë dhe sipas kritereve botërore është njohur si një nga 16 vendet më ambicioze të klimës.Sipas tij, Maqedonia është një nga vendet e ralla ku ka filluar të përgatitet Raporti i katërt kombëtar dhe Raporti i tretë dyvjeçarindryshimeve klimatike dhe jemi shumë më përpara disa shteteve anëtare të BE-së. Suksesin në këtë fushë Makraduli e sheh në bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me komunitetin akademik, para së gjithash me ASHAM-in, me UNDP-në, njësinë e projektit që kujdeset për ndryshimet klimatike dhe natyrisht sektorin joqeveritar.

Konkluzionet e Panelit të fundit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike, në të cilin u shqyrtua se si ndryshimi i gjysmës së shkallës së celsiusit ndikon në klimën dhe planetin Tokë në përgjithësi, i prezantoi dr. Natasha Markovska nga ASHAM. Sipas saj, nevojitet aksion urgjent për të kufizuar temperaturën dhe për të rritur ambiciet.

Pavlina Zdraveva, menaxhere e projektit të UNDP-së, prezentoi aktivitetet dhe hulumtimet e Raportit të dytë dyvjeçar mbi ndryshimet klimatike, shpjegoi mjetet për të vizualizuar rezultatet dhe njoftoi për aktivitetet në vijim.

Megjithatë, objektivi kryesor i punëtorisë ishte që të sigurojë pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen më të lehtë në informacionet lidhur me vendimmarrjen për ndryshimet klimatike si një faktor kyç për #AksionKlimatik efektiv. Fokusi ishte në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile dhe rolin e saj në planifikimin dhe zbatimin e masave lehtësuese dhe adaptuese, të cilat kontribuojnë në ambiciet më të larta kombëtare dhe zbatimin më efektiv të politikave.

Për të mos lejuar që ndryshimet klimatike çdokush t’i interpretojnë mënyrën e vet dhe përmes perspektivës së vet, por të marrin në konsideratë faktet në bazë të hulumtimeve shkencore, nevojitet të zhvillohet komunikim i duhur dhe shkëmbim itë dhënave me të gjithapalët e interesuara dhe në nivelin e kërkuar. Për këtë qëllim është zhvilluar një Strategji e komunikimit dhe Plani aksional i komunikimit, zbatimi i të cilave është përgjegjësi e Zyrës për marrëdhënie me publikun të MMJPH-së. Me to parashihet se si analizat e raporteve kombëtare të ndryshimeve klimatike mund të kalojnë në aksione lehtësisht të kuptueshme, ndërsa praktikat dhe përvojat e mira të ndahen për t’i parë ndryshime klimatike si realitet e jo si iluzion.

Përfaqësuesve tëe sektorit të OJQ-ve iu prezantuan edhe mjetet e internetit, me të cilat ata mund të ndajnë shumë lehtë, por gjithashtu edhe të marrin informacionet nga faqja kombëtare www.klimatskipromeni.mk cila duhet të bëhet platformë kombëtare për # AksionKlimatik.