Cilësia e ajrit është një prioritet për Manastirin

drzaven_gradonacalnikBitola(13.07.2018) Sekretarja Shtetëroree Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, në Manastir mbajti një takim pune me kryetaren e Komunës së Manastirit Natasha Petrovska.

Në takim u dakorduan që të punojnë së bashku për sigurimin e fondeve për përgatitjen e Studimit për transport të qëndrueshëm në Manastir, përkatësishtfurnizimin e autobusëve ekologjik.

Në emër të MMJPH Petrovska, ndërmjetëson për lëshimin më të shpejtë të licencës në përputhje me planin operativ të REK Manastir, në mënyrë që të fillojnë me masa të ndërhyrjes, duke përfshirë edhe sanimin dhe gjelbërimin e deponisë për hirin lundrues.