Intensifikohet realizimi i projekteve të mbështetura nga UNEP

Nuredini_UNEP_1(18.09.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) në Vjenë, Sonja Gebert.

Në këtë takim, u diskutua për statusin e projekteve në vijim të zbatuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor, ndërsa të përkrahura nga Fondi Global i Mjedisit Jetësor si dhe për projektet e ardhshme të planifikuara.

Theks i veçantë u vu në aktivitetet,të cilat relizohen në kuadër të projektit të GEF 5 “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe orientimi i biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës”. Në kuadër të këtij projekti, një nga qëllimet kryesore është zgjerimi i zonave të mbrojtura në vend, ku faza përfundimtare është përgatitja e Studimit mbi valorizimin e vlerave natyrore të Malit Sharr dhe Studimi socio-ekonomik, ndërsa do të pasojë edhe përpunimi i kornizës ligjore për shpalljen e Malit Shar zonë të mbrojtur dhe Plani përmenaxhiminezonës së ardhshme të mbrojtur .

Gjithashtu, u diskutuaedhe rreth mbështetjes për luftën kundër shkretëtimit dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen drejt arritjes së neutralitetit të degradimit të tokës dhe kontributit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

U shkëmbyen përvoja edhe për trajtimin e mbeturinave në vendin tonë dhe në vendet e rajonit si dhe mundësitë që Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor të mbështesë disa projekte të ardhshme, veçanërisht në zonat e mbrojtura.