Filloi realizimi i Proektit për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Rajonin e Pollogut

duraki_tetovo3(24/09/2018) Në Komunën e Tetovës, sot u mbajt takimi i parë në kuadër të Proektit për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Rajonin e Pollogut, me të cilin u promovua fillimi i realizimit të tij. Në eventin promovues morën pjesë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, Ambasadorja e Zvicrës Sybille Suter Tejada, Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, si dhe kreu i Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut Fatmir Saiti.

Në fjalën e tij Ministri Duraki, ndër të tjera theksoi:

-Sot jemi këtu për të shënuar fillimin e Projektit për Përmirësimin e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Rajonin e Pollogut, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për komunat në Rajonin e Pollogut por për tërë vendin.

Rajoni Planifikues i Pollogut do ta zgjidh problemin me hedhjen e mbeturinave në mënyrë të papërshtatshme ekologjike në deponitë komunale dhe deponitë tjera “të egra”, të cilat duhet urgjentisht të mbyllen ose teknikisht të modernizohen konform standardeve të përcaktuara me ligj.

Ky projekt parasheh vendosjen e sistemit të duhur për grumbullimin, trajtimin dhe përpunimin e mbeturinave komunale, sistem i cili është i harmonizuar me legjislacionin evropian. E gjithë kjo, natyrisht kërkon zgjidhje praktike dhe financiare të mundshme për problemet prioritare, për çka jemi veçanërisht mirënjohës ndaj Qevërisë Zvicërane që bujarisht mbështet këtë proces.

Së fundi, uroj shumë sukses në realizimin e këtij projekti, dhe gjithashtu shpresoj që, ndër të tjera, të kontribuojë edhe në ngritjen e kapacitetit administrativ të Rajonit të Pollogut, dhe jo vetëm në fushën e menaxhimit të mbeturinave, por edhe në mbrojtjen e mjedisit në tëresi.