Ballkani Perëndimor në një aksion të përbashkët mbi mjedisin dhe klimën

9-9(21.11.2018) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është nikoqire e Panelit të Tretë Ministror për Mjedisin dhe Veprimin Klimatik në Ballkanin Perëndimor, i cili po zhvillohet sot në Shkup si një aktivitet i përbashkët i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë .

- Ne e konsiderojmë mbajtjen e këtij takimi të Grupit Punues Rajonal si vendimtar në arritjen e rezultateve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel të të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi përmes zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në përputhje me prioritetet kombëtare dhe rajonale dhe Strategjisë së Europës Juglindore 2020 – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, në fjalimin e tij përshëndetës, duke theksuar se e konsideron shumë të rëndësishëm përforcimin e politikave dhe lidhjeve operacionale ndërmjet mjedisit dhe sektorëve të tjerë si ndryshimet klimatike, por edhe përmirësimin e lidhjeve midis ministrive përgjegjëse për mjedisin dhe ministrive përgjegjëse për energji, bujqësi, ujë, transport dhe sektorë të tjerë .

Temat kryesore në të cilat përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan janë: prioritetet kombëtare dhe rajonale, sfidat aktuale dhe të ardhshme si dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal në arritjen e qëllimeve globale deri në vitin 2030, ku delegacionet ftohen që të identifikojnë tre prioritete për çdo ekonomi dhe aktivitete kyçe për përparim të mëtejshëm në fushën e mjedisit; pastaj Strategjia e Evropës Juglindore 2020 dhe aktivitetet mjedisore në vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj drejt BE-së.

Ministri Duraku, në prezantimin e tij i theksoi rezultatet e Grupit Punues për Diversitetin Biologjik (Biodiversity Task Force) që u mbajtë dje dhe njoftoi prezantimin e tyre gjatë konferencës, e më pas ecurinë e dy projekteve: Clima Proof, elasticiteti i klimës së zhvillimit të infrastrukturës për transport dhe Nexus, për lidhjet kritike në mes të ujërave, energjisë dhe sigurisë së ushqimit për të cilën tashjanë themeluar fonde nga Agjencia austriake për zhvillim dhe faktin se ky takim rajonal do të iniciojë zbatimin e veprimeve në Dimension e mjedisit të Strategjisë 2020 të Evropës Juglindore në lidhje me menaxhimin e resurseve ujore ndërkufitare. Gjegjësisht, projekti Nexus, në të cilin identifikohet dy shtretërit e lumenjve Drina dhe Drin, janë të rëndësishëm jo vetëm për biodiversitetin unik, por edhe për industrinë e turizmit dhe për prodhimin e hidro-energjisë, që do të mbështesë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në rajon dhe për të cilat ky grup pune ka rolin menaxhues për të dy projektet.

Në Konferencë, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, iu drejtua Konferencës, duke theksuar se në Republikën e Maqedonisë po zhvillohen disa aktivitete të rëndësishme:

1. Hartimi i një strategjie të përbashkët për energjinë dhe klimën

2. Zbatimi i Ligjit për Energji, i cili është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komunitetit të Energjisë

3. Filloi përgatitja e Planit të 4-të Kombëtar dhe BUR-i të tretë për Ndryshimet Klimatike (Raporti Dy-vjeçar për Ndryshimet Klimatike), kështu që MK është në fazë të avancuar krahasuar me vendet e tjera në rajon

4. U soll vendimi strategjik që reduktimi i ndotjes të ajrit të jetë program strategjik i qeverisë

5. Për shkak se ka një lidhje të fortë midis ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, aktivitetet në kuadër të programit strategjik të qeverisë do të kontribuojë edhe për arritjen e kërkesave nga marrëveshja e Parisit dhe objektivat e BE-së mbi ndryshimin e klimës

6. Investimet në energji vitin e ardhshëm, kryesisht në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike dhe shpallja e një tenderi në fillim të vitit të ardhshëm për një minimum prej 100 MW të kapacitetit të instaluar në fotovoltacione.

Fjalime përshëndetëse mbajtën edhe: Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Nikolla Bertolini, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, pasuar nga një shënimi kryesor nga Janez Kopaç, Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Në takim u miratua një deklaratë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi veprimin e mjedisit dhe klimës