Zëvendësministri Makraduli foli në Konferencën ministrore për ekonominë qarkulluese në Republikën e Greqisë

1(08.06.2019) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë dje në Konferencën ministrore “Mundësitë e tregut për ekonominë  qarkulluese (“Market Opportunities for circular economy”)”, e cila, si Konferenca e parë mbi ekonominë qarkulluese, është duke u zhvilluar sot në Selanik të Greqisë .

Gjatë konferencës, zëvendësministri Makraduli iu drejtua sesionit ministror: Mundësitë e tregut për ekonominë  qarkulluese në Ballkan, në të cilën foli për atë  se si dhe sa ekonomia qarkulluese mund të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik në rajon në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe përkufizimi i projekteve të përbashkëta të ardhshme, me qëllim që të përshpejtohet zbatimi i parimeve të ekonomisë qarkulluese.

Me këtë rast, ai paraqiti përvojat pozitive të vendit tonë në pjesën e ekonomisë qarkulluese, siç janë “Sunilens”, “Pakomak”, “7 Nëntori”, “Titan”, “Vezë Sharri” dhe iu referua përgatitjes së  legjislacionit në këtë fushë.

Në këtë konferencë fjalime mbajtën edhe Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit të Republikës së Serbisë Goran Trivan, guvernator i rajonit grek Maqedonia Qendrore Apostolos Cicikostas, ministri alternativ i Mjedisit dhe  Energjisë i Republikës së Greqisë Sokratis Famelos, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Republikës së Shqipërisë Ornela Kuki, kryetari i  Selanikut Janis Butaris dhe drejtori i HELEXPO Anastasios Cikas, ndërsa prezantime  mbajtën edhe një numër i përfaqësuesve nga sektori i biznesit, bankierët dhe ekspertët nga Greqia.