Së bashku ta mposhtim ndotjen nga mbeturinat plastike

33Me moderatorin Ivce Pivce, magjistarin MexhikKristijan dhe korin “Potoçinja”, përmes lojërave, këngëve, edukimit dhe eko-trukeve, rreth 300 nxënës nga 9 shkolla fillore të Shkupit: Shkolla fillore “Avram Pisevski” SHF “Kuzman Shapkarev” SHF”Krum Toshev”, SHF”Vëllezërit Milladinovci”SHF “Dimitar Pop Georgjiev Berovski”SHF“Johann Hajnrih Pestaloci”SHF“Kliment Ohridski” SHF“Tefejuz”dhe SHF”Kongresi i Manastirit”, të cilët gjatë vitit shkollor 2017/2018 mblodhën më shumë shishe plastike dhe i dorëzuan për riciklim në PAKOMAK, dërguan mesazhin se janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj plastikës dhe në këtë mënyrë me më shumë përgjegjësi të kujdesen për mjedisin, botën e gjallë dhe shëndetin e vet.

Me këtë ngjarje, e cila u zhvillua sot në Parkun e Qytetit në Shkup, u shënua Dita Botërore e Mjedisit, tema e të cilit këtë vit i është dedikuar angazhimit global për zvogëlimin e mbeturinave plastike, veçanërisht produkteve plastike për përdorim të njëhershëm..

 

Tema është përzgjedhur nga organizatori i këtij viti, India, dhe me të ne i ftojmë të gjithë të mendojnë se si mund të bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme, të zvogëlojmë përdorimin e plastikës për përdorim të njëhershëm dhe të zhvillojmë shprehi pozitive në përdorimin e produkteve prej plastike.

Megjithëse plastika ka shumë përdorime të dobishme, jemi bërë shumë të varur nga ajo dhe kjo ka pasoja serioze ekologjike.

Për shembull, shqetësuese janë të dhënat e publikuara nga UNEP në faqen zyrtare se plastika që përfundon në oqeane mund ta përshkojë Tokën katër herë në një vit dhe mund të zgjasë deri në 1.000 vjet para se të shpërbëhet krejtësisht.

Ngjarja u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Mjedisit e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni. Por, atyre iu bashkangjitën një numër i madh institucioneve, organizatave dhe kompanive: Qyteti i Shkupit dhe komunat e qytetit, trajtuesit kolektiv me mbeturina PAKOMAK dhe ZERO TOLERANCË, NP Higjiena Komunale Shkup, NTP, Titan USJE, Birraria e Shkupit dhe Kryqi i Kuq.

Në fund të ngjarjes, pjesëmarrësve iu dhanë dhurata nga sponsorët dhe partnerët, me të cilat u dërgua një mesazh i fortë ekologjik se zgjedhja e produkteve që do të përdorim është e jona.