PërfundoiTwining projekti për përmirësimin e menaxhimit të llojeve të veçanta të mbeturinave

twinning_makraduli_1(04.09.2018) Sot edhe zyrtarisht përfundoi Twining Projekti për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e Direktivës kornizë të mbeturinave dhe direktivat për llojet e veçanta të mbeturinave (paketim, bateri dhe mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike). Në ceremoninë e mbylljes, fjalime mbajtën zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, udhëheqësi i departamentit të punëve operative të Delegacionit të BE-së Virve Impari dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës Emilio Lorenca Sera.

Projekti kishte për qëllim të ndihmojë organet kompetente për të harmonizuar legjislacionin kombëtar për menaxhimin e llojeve të veçanta të mbetjeve me ligjin e BE-së dhe për të forcuar kapacitetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për zbatimin e Direktivave në këtë fushë. Me këtë rast, sfidë e veçantë ishte arritja e objektivave të Bashkimit Evropian për krijimin e sistemit për menaxhim me rrjedhat e kontrolluara të mbeturinave, përmes të cilit orientohet industria drejt arritjes së objektivave të ekonomisë rrethore.

Duke njohur nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave në vend, Bashkimi Europian, përmes instrumentit të ndihmës paraqasëse e filloi këtë Twiningprojekt në shtator të 2016-ës me një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe me një buxhet prej 1.01 milion euro.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është institucion -shfrytëzues i projektit, ndërsa partnerët kryesorë nga BE ishin „Northern Ireland Co-operation Overseas“ (NI-CO) nga Mbretëria e Bashkuar dhe „Fundación Internacional y para Iberoamérica de Administración y Políticas Públicas“ (FIIAPP) nga Spanja.

Ky projekt ka zhvilluar një sistem të përmirësuar të menaxhimit të mbeturinave, i ka ndihmuar të gjithë sektorët e përfshirë për të fituar një pasqyrë më të qartë të përgjegjësive të tyre dhe për të hapur mundësi për zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave. Si rezultat i kësaj, do të arrihet një shkallë më e madhe e riciklimit dhe do të përmirësohet sistemi për heqjen e llojeve të tjera të mbeturinave.

Përveç ceremonisë zyrtare të mbylljes së Projektit, ngjarja përfundimtare u ndoq nga ekspertë në fushën e menaxhimit të mbeturinave nga vendi dhe nga Twiningprojekti.