U përfundua IPA projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kumanovës

kumanovo_1Sot në Kumanovë edhe zyrtarisht shënohet përfundimiedhei një projekti tjetër infrastrukturortë kryer me sukses, i cili përfshin zgjërimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kumanovës.

- Ky investim është me rëndësi të jashtëzakonshme shoqërore për qytetarët e Kumanovës për shkak se përmirësohet kaptazhi i ujërave fekale me ndërtimin dhe rehabilitimin e rreth 26 kilometra të sistemit të kanalizimit, me çka kryhet ndarja e ujërave fekale nga ato atmosferike, zvogëlohet rreziku nga derdhjae ujrave të zeza dhe përmirësohen standardet ekologjikesi dhe ato shëndetësore në këtë komunë – potencoi në fjalimin e tij ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Sadulla Duraki.

Projektiështë në vlerë me mbi 4 milionë euro dhe financohet nga Bashkimi Evropian – Programi i Zhvillimit Rajonal – EuropeAid 137138/IH/WKS/MK.

Në kuadër të projektit janë siguruar 1132 lidhje të reja strehimi për qytetarët, janëofruar kushte për përmirësim të dukshëm të funksionimit të Ndërmarrjes Publike Komunale-Ujësjellsi, si dhe per efikasitetin më të madh të stacionit të trajtimit në komunën e Kumanovës.

Në këtë promovim morën pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni,E.T. Samuell Zhbogar.