Forumi Ekonomik në Vjenë: RMV shteti më bashkëpunues në vitin 2019

forum_Viena_NurediniMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në Forumin e 16-të Ekonomik “Nga ekonomia e planifikuar drejt ekonomisë së tregut – 30 vjet pas rënies së perdes së hekurt”, i cili u mbajt të hënën në Vjenë, Austri. Forumi mblodhi politikanë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit nga 34 vende të rajonit.
U diskutua për mundësitë dhe perspektivat për lidhje rajonale dhe zhvillim të ekonomive.

“Ne si rajon duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet tona të përbashkëta mjedisore dhe për të zhvilluar ekonomitë tona,” tha ministri Nuredini në fjalimin e tij në forum. Në këtë ngjarje, ministrit Nuredini iu dha çmimi vjetor “Republika e Maqedonisë së Veriut – Shteti më bashkëpunues në vitin 2019. “