BERZH me një Strategji të re për Maqedoninë për 2018-2023

ebrd_drzaven2(24.07.2018.) Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska në emër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e pranoi ekipin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kryesuar nga Anka Ioana Ionesku, kreu i zyrës së BERZH-it në Maqedoni. Në takim përfaqësuesit e BERZH-it e paraqitën strategjinë e re të projektit për Republikën e Maqedonisë për periudhën 2018-2023, e cila tregoi prioritetet kyçe të Strategjisë, në mënyrë që të vendoset koordinim me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke pasur parasysh, se një nga synimet e kësaj strategjie është përmirësimi i infrastrukturës ekologjike (uji, mbeturinat dhe ujërat e zeza) në nivel lokal dhe komunal, Ministria pranoi që nga mesi i gushtit të komentojë mbi dokumentin.

Miratimi përfundimtar i Strategjisë, me çka do të filloj një cikël i ri i mbështetjes financiare në Maqedoni pritet të ndodhë në fund të vitit, gjatë muajit dhjetor.