Shkupi me paradën tradicionale me biçikleta e shënoi Ditën pa automjete

1Me paradën me biçikleta nëpër rrugët e Shkupit ku morën pjesë disa mijra qytetarë, nxënës, rekreativ dhe simpatizues të çiklizmit sot u shënua Dita ndërkombëtare pa automjete dhe përfundimi i Javës Evropiane të mobilitetit e cila këtë vit u realizua me moton “Ndarja e transportit  të lëviz përpara “.

Në paradën e çiklistave u kyçën edhe zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, evroambasadori Samuel Zhbogar, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski  si dhe personalitete të tjera të shquara të jetës shoqërore të Shkupit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre publikisht e mbështetën fushatën e këtij viti të JEM-it i cili promovoi format e përbëshkëta të transportit si një mënyrë e reduktimit të përdorimit të automjeteve dhe të reduktimit të  emetimeve të gazrave të dëmshme në ajër.

Me këtë rast zëvendës ministri i Mjedisit  Jetësor , Makraduli, tha se, për të arritur vizionin e strategjisë evropiane për dekarbonizimin, e cila synon të zvogëlojë kilometrazhin e një automjeti dhe të inkurajojë shprehitë e qytetarëve  për përdorim më intensiv të automjeteve me burime alternative , shprehitë e tyre  duhet të ndryshohen:

 

s13- Le të bëhet një praktikë për ne që të ecim rregullisht me biçikleta, më shpesh të lëmë automjetin tonë në shtëpi, të prezantojmë lloje të reja të transportit publik, të dërgojmë një (kërkesë me mik)friend requestnë Facebook te një vajzë apo djalë me një automjet elektrik, përmes një telefoni celular të organizojmë një udhëtim të përbashkët me taksi  - theksoi Makraduli.

Parada e çiklistave përfundoi te Guacka në Parkun e Qytetit  ku ishte organizuar një program i shumëllojshëm zbavitës, ndërsa disa fituesve me fat permes lotarisë iu ndanë biçikleta , të cilat i siguroi Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Java Evropiane pa automjete u mbajt nga  16-22 shtator, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinatorë kombëtarë, me çrast në shënimin e kësaj dite u kyçën 13qytete nëpër  tërë shtetin, ndërsa të gjitha aktivitetet në qytetin e kryesor u realizuan nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Maqedoni dhe Info Qendrës së BE-së, në Shkup.

s2Dita pa automjete u realizua edhe në Veles, Berovë, Pehçevë Manastir, Shtip, Negotinë, Koçan, Nov Dojran, Strumicë, Ohër, Kriva Pallankë dhe Kumanovë.