Në Shkup u mbajt Takimi i shtatë i Grupit punues rajonal për mjedisin jetësor

4Sot në Shkup, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, hapi Takimin e 7-të të Grupit punues rajonal për mjedisin jetësor tëgjashtë shteteve të Evropës Juglindore: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit Zi, Kosovës dhe Serbi .

Duke theksuar se takimi do të kontribuojë në përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit midis të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor në përputhje me prioritetet kombëtare dhe rajonale dhe Strategjinë 2020, ministri Duraki në fjalën e tij të hapjes theksoi:

- Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme që për dy projektetKlima Pruf dhe Neksus, për të cilat ky grup punues ka një rol drejtues, tashmë kanë siguruar mjete financiare nga Agjencia austriake për zhvillim. Në këtë takim, do të kemi mundësinë të ndjekim progresin dhe hapat e ardhshëm në realizimin e dy projekteve.

Ai shprehu bindjen se të gjitha nismat që do të prezentohen në kuadër të këtij grupi punues do të japin një kontribut të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe aktiviteteve të ardhshme të vendit tonë, ndërsa rezultatet pozitive janë të pashmangshme.

Në hapjen e takimit fjalim mbajti edhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të bashkëpunimit rajonal Gazmen Turdio.

Në takim u prezentuan edhe plani i punës dhe aktivitetet e planifikuara të përbashkëta për bashkëpunimin e ardhshëm të definuara në takimine mbajtën dje anëtarët e Grupit punues të biodiversitetit.