PËRPARIMI I AKTIVITETEVE PËR MBROJTJEN E MALIT TË OSOGOVËS DHJE MALIT SHARR: U hartua Projekt-vendimi për shpalljen e Maleve të Osogovës si Peisazh të Mbrojtur

Pas miratimit të nismave të MMJPH për të shpallur Malin e Sharrit park kombëtar dhe Malet e Osogovës si zonë të mbrojtur të kategorisë V – peisazh të mbrojtur nga Qeveria e RMV, dhe miratimin e Vendimeve për pranueshmërinë e propozimeve, Ministria shënoi r përparimnë aktivitetet në pajtim me procedurën ligjore.

“Dje në një takim virtual me palët e interesuara shënuam fillimin e procesit të përgatitjes së një projekt-plani për menaxhimin e parkut të ardhshëm kombëtar Mali Sharr, ndërsa sot po ju informoj me kënaqësi se kemi hartuar Projekt-Vendimin për shpalljen e Maleve të Osogovës zona të mbrojtura në kategorinë V peisazhe të mbrojtura dhe të njëjtin e publikuam për komente nga publike. Pas procesit zgjedhor, pas këtij akti janë planifikuar katër debate publike, në të cilat palët e interesuara do të kenë mundësinë të shprehin mendimin e tyre “- informoi Ministri i MjedisitJetësor dhe Planifikimit hapësinor Naser Nuredini.

Lidhur me Projektligjin për shpalljen e Malit Sharr, Park Kombëtar, Ministri Nuredini informoi:

“Akti i shpalljes së Malit Sharr si zonë e mbrojtur tashmë është në fazat përfundimtare, por duke qenë se kemi të bëjmë me një zonë të kategorisë së II-të, një park kombëtar që shpallet me ligj, kjo kërkon më shumë takime këshilluese dhe punë më komplekse. Në të njëjtën kohë, kemi filluar të punojmë paralelisht edhe në Projekt-Planin për Menaxhimin e kësaj zone të Mbrojtur, dhe ligji, sa më shpejt që të jetë e mundur, gjithashtu do të shpallet për komente, pas të cilit do të vijojnë debatet publike. ”

Projekt- Vendimi është i disponueshëm për shkarkim në faqen e internetit të MMJPH dhe do të jetë i disponueshëm për komente edhe përmes Regjistrit Kombëtar Elektronik të Rregullave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ENER) deri më 31 gusht.