Ministri Nuredini vizitoi deponinë Drislla

Министерот Нуредини во посета на ДрислаSi vazhdim i takimit të zhvilluar mes Ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, dhe u.d. Drejtor i Drisllës – Shkup Sh.p.k, Kosta Naçevski, si dhe vizita paraprake nga përfaqësues të ministrisë dhe inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, sot Ministri Nuredini së bashku me përfaqësues të ministrisë, inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, mediave dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare vizituan deponinë Drislla.

Në këtë vizitë, Ministri Nuredini zhvilloi një takim të shkurtër me Kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe u.d. Drejtorin e sapoemërurar të Drisllës,  ku u diskutua plani i ri për menaxhim si dhe investimet në të ardhmen për menaxhimin më të mirë të mbetjeve.

Ministri Nuredini deklaroi se MMJPH do të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për strukturën e re të menaxhmentit, në mënyrë që të përmbushen standardet e përcaktuara evropiane për menaxhim adekuat të mbetjeve dhe sigurimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, i cili është në interes të të gjithëve.