MMJPH ndërmori masa parandaluese për mbrojtje

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në përputhje me situatën e sapokrijuar me korona virusin në vendin tone, zbaton një masë parandaluese për të shmangur prezencën fizike në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo është në përputhje me masat e jashtëzakonshme të ndërmarra nga Qeveria e RMV-së për një periudhë prej 14 ditësh. Në këtë drejtim, rekomandojmë minimizimin e të gjitha takimeve dhe zvogëlimin e të gjitha kontakteve të drejtpërdrejta dhe në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje të gjithë shrytëzuesve të shërbimeve dhe informacioneve që të mos vijnë në ambientet e MMJPH-së, por të drejtohen përmes telefonit në: 02 3225 237 ose në email adresën: skj.mzspp@gmail.com ose infoeko@moepp.gov.mk .