Informacion mbi aktivitetet e MMJPH-së për tejkalimin e gjendjes së Liqenit të Prespës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është duke mbikëqyrë vazhdimisht gjendjen e Liqenit të Prespës dhe po ndërmerr aktivitete brenda kompetencave të saj. Duke pasur parasysh karakterintejkufitar të menaxhimit të Liqenit të Prespës për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe pas ratifikimit të marrëveshjes tripalëshe siç është “Marrëveshja e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Parkut të Prespës” nga shteti i fundit nënshkrues-Greqia në vitin 2019, me ç’rast e njejta hyri në fuqi, Ministria u zotua se do të fillojë procesin e krijimit të një Komiteti përmenaxhimine Parkut të Prespës dhe është në proces të sigurimit të nominimeve nga shtetet anëtare: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.

Ndërkohë, duke shfrytëzuar bashkëpunimin tashmë të vendosur ndërkombëtar në nivelin e ekspertëve në kuadër të projektit për të mundësuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore në basenin e zgjeruar të Drinit, Sektori i menaxhimit të ujërave në MMJPH inicioi një takim të jashtëzakonshëm të ekspertëve kombëtarë të grupit të Drinitpër të rishikuar situatën dhe të shkëmbejnë njohuri dhe pikëpamje mbi mënyrat për të tejkaluar urgjentisht gjendjen aktuale me  uljen e nivelittë ujit në Liqenin e Prespës.

Njëkohësisht, MMJPH javën e ardhshme organizon një takim tematik koordinativ në nivel kombëtar, ku do të mblidhen përfaqësues nga komuniteti shkencor, gjegjësisht këshilli shkencor i krijuar për të zbatuar Planin e menaxhimit të pellgut të Liqenit të Prespës, komuna e Resnjës, Drejtoria për punëhidrometeorologjike, MMJPH , orgnizatat qytetare aktive në rajon dhe të gjithë palët e interesuara për zbatimin e Planit, për të diskutuar për aktivitetet aktuale dhe mundësitë për të përmirësuar zbatimin e masave në bazë të Planit. Qëllimi është që sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet një analizë fillestare e ekspertëve për shkaqet e situatës dhe hapat e ardhshëm për të mbikqyrë dhe menaxhuar më mirë nivelin e ujit të Liqenit të Prespës.