Deklaratë nga Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e formimit të Qeverisë

izjava“Unë jam mirënjohës që mora besimin dhe që m’u dha mundësia për të kryer aktivitetet e filluara dhe të planifikuara të cilët u penguan për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë që u përballëm menjëherë pas fillimit të mandatit tim të mëparshëm.

Akoma, vlerat e mia udhëheqëse në punë do të mbeten transparenca, profesionalizmi dhe efikasiteti.

Ne po përballemi me një periudhë në të cilën ende do të kemi të bëjmë me sfidën më të madhe shëndetësore të shekullit të fundit, si dhe me pasojat ekonomike si rrjedhojë e saj. Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë mbrojtjen e mjedisit, as krizën e klimës me të cilën po përballet e gjithë bota. Nëse një gjë kemi mësuar këtë vit, ajo është se një mjedis i shëndetshëm është një parakusht për përmbushjen e të gjitha të drejtave të njeriut, për shëndetin tonë, për ekuilibrin në ekosisteme. Por gjithashtu që shtetet mund të ndërmarrin hapa radikalë kur është e nevojshme.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë përpjekje serioze për të përmbushur standardet evropiane të mjedisit, të ndjekim politika të koordinuara strategjike dhe të krijojmë sinergji me të gjitha hapat që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm.

izjava2Prioritetet e mia do të jenë: menaxhimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi me mbetjet dhe ujërat e zeza, mbrojtja e natyrës dhe sigurimi i ujit të pijshëm për çdo qytetar në vend. Puna në këto fusha tashmë ka filluar, dhe unë i ftoj të gjithë palët e interesuara në shoqëri që të vazhdojmë të punojmë së bashku, sepse vetëm atëherë do të jemi në gjendje t’i arrijmë këto qëllime afatgjata!”, Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.